Rrëzohet kushti i parë i PD
për Komisionet Hetimore
Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur të hënën në komisionin parlamentar të Ligjeve duke thyer kështu bojkotin disajavor që opozita i ka bërë veprimtarisë së Kuvendit. Dy nismat ligjore të propozuara nga grupi parlamentar demokrat, ndryshimet në ligjin ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’ dhe ato në ligjin ‘për dekriminalizimin’, që po diskutohen sot në komision, janë dhe dy nga tre kushtet e vendosura nga opozita për rikthimin e saj në parlament.
Komisioni për Çështjet Ligjore rrëzoi dje projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, që përbënte një nga tre kushtet e opozitës për rikthimin e saj normal në jetën parlamentare. Projektligji ishte nismë e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Halimi theksoi se projektligji i paraqitur nga Partia Demokratike, nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. “A bie ndesh projektligji i propozuar nga Partia Demokratike me ndonjë nen të Kushtetutës? Përgjigja është jo.
Nëse ka ndonjë kundërshti ky ligj, është zero, përputhej totale. Pika tre e nenit 77 thotë se Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës me ligj. Çfarë ka ligji? Ligji ka një problem. Problemi që ka ligji ka të bëj me abuzimin që përbën mazhoranca për të mos lejuar pakicën të hetojë mazhorancën. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”,- tha Halimi.
Por bashkërelatori i projektligjit, Ulsi Manja nënvizoi se projektligji i propozuar nga Partia Demokratike ka shkelje të rënda të Kushtetutës duke i kërkuar komisioni për ta rrëzuar këtë projektligji. “Këto ndryshime synojnë të zhbëjnë tërësisht kuadrin kushtetues dhe ligjor të veprimtarisë normale të parlamentit. Argumentet e servirur në relacionin që bashkëshoqërojnë ndryshimet nuk kanë argumentet të natyrës kushtetuese, kështu që në këto kushte, unë do t’ju kërkoj kolegëve që ti propozojmë seancës plenare rrëzimin e këtij projektligji pasi bien ndesh me normat e kushtetutës por edhe të ligjit për komisionet hetimore”,- tha Manja.
Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj tha se nuk ka asnjë praktikë të ngjashme si propozimi i grupit parlamentar të PD-së. “Kërkesa e opozitës është një deformim substancial i sistemit parlamentar i marrëdhënieve shumicë pakice, i mënyrës se si funksionojnë organet kolegjiale. Edhe nga pikëpamja e funksionimit të organeve administrative. Ne nuk jemi i vetmi vend që kemi Komisione Hetimore të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, e kemi të huazuar këtë.
Më gjeni një praktikë të ngjashme si kjo që kërkoni që ju që ta votojë ky parlament”,- tha Xhafaj. Në fund komisioni rrëzoi në parim projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike duke i sugjeruar seancës plenare rrëzimin e nismës ligjore. Projektligji tjetër i sjellë nga opozita për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit, kusht i dytë i PD-së, u shty për në mbledhjen e sotme. Burime nga mazhoranca bëjnë me dije për Shqiptarja.com se do të rrëzohen ditën e sotme.
Halimi:“Ligji, projektligji, nuk bie ndesh me asnjë nen, me asnjë paragraf, me asnjë nënparagraf, me asnjë germë të Kushtetutës. Neni 77/2 që u citua shpesh këtu, i jep të drejtë opozitës që të ngrejë komisione hetimore”.
Xhafaj:“Meqenëse këtu u përmend marrëveshja e famshme e 24 dhjetorit, pavarësisht edhe nga mënyra e njëanshme se si u citua dhe u nënvizua, një gjë u tha se si ti bëjmë komisionet hetimore më efiçente”.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.2%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 2158
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
24 Dhjetor, 18:30
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE!
24 Dhjetor, 18:26
-
Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës
24 Dhjetor, 18:11
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilje Krishtlindjesh, trafik i rënduar! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Prej qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-ës mesazh për Krishtlindjen (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:49
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata
24 Dhjetor, 17:35
-
Durrës/ Makina përplas për vdekje burrin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Viktima ende i paidentifikuar
24 Dhjetor, 17:32