RUBIK- Rrëzimi i një shtylle të tensionit të lartë pranë qytetit të Rubikut, ka bërë që një masiv pyjesh të përfshihet në flakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18.30, ndërkohë që disa zjarrfikëse nga Rrësheni, Lezha e Kurbini u nisën drejt Rubikut.
Burime nga Shërbimi Zjarrfikës pohojnë, se flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, ndërsa një shtëpi rrezikohet të digjet, pasi i është afruar zjarri.
Banorat e saj janë evakuuar, ndërkohë që puna është përqëndruar në parandalimin e përhapjes së flakëve dhe mbajtjes nën kontroll, veçanërisht në anën që rrezikon banesën, por edhe të tjerat që ndodhen pak më larg.
Po kështu, është lajmëruar dhe Koorporata Energjitike që të ndalojë transportin e energjisë nga linja e tensionit të lartë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com