Drejtoresha dhe nëndrejtoresha e një shkolle në Fier janë rrahur mes njëra-tjetrës dhe shkak për këtë është bërë një konflikt banal.

Siç raporton edhe policia, kanë qenë mësuesit dhe nxënësit e shkollës së mesme profesionale "Petro Sota” ata që kanë njoftuar policinë për konfliktin.

Kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në polici dy drejtueset e shkollës përkatësisht J.M, 34 vjeçe, Nëndrejtoreshë e Shkollës së Mesme Profesionale “Petro Sota” dhe K.N, 36 vjeçe, Drejtoreshë e kësaj shkolle.

Kjo e fundit është goditur nga zëvendësja e saj rreth orës 10:30 minuta.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)