Rrihet gjyqtari Jemini, FSHF:
Ndëshkim dhunuesve |VIDEO

Rrihet gjyqtari Jemini, FSHF:<br />Ndëshkim dhunuesve |VIDEO
TIRANE-Federata Shqiptare e Futbollit reagon për dhunën në stadium në takimin Laçi-Kastrioti, ku u godit barbarisht gjyqtari i FIFA-s Lorenc Jemini.

Sipas komunikatës për shtyp, FSHF distancohet nga këto akte dhune të ndodhura në stadiumin e Laçit dhe me çdo lloj dhune që i prish bukurinë dhe misionin një ndeshjeje futbolli.

Për këtë arsye Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon Komisionit të Disiplinës të ndëshkojë ashpër shkaktarët e kësaj dhune duke zbatuar rregulloren përkatëse.

Goditja e gjyqtarit brenda fushës së lojës ka ndëshkime edhe më drastike se sa dënimi i stadiumit apo zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë. Masat ekstreme për këtë dhunë barbare që u shkaktua në Laç ndaj një gjyqtari mund të sjellin edhe përjashtimin e Laçit nga kampionati.
DHUNA NDAJ JEMINIT
Arbitri ndërkombëtar Lorenc Jemini u rrah dje barbarisht nga drejtues dhe tifozë të klubit të Laçit, në përfundim të ndeshjes Laçi-Kastrioti 1- 1. Presidenti i ekipit të Lacit, Pashk Laskaj kërkoi mbylljen e kamerave. Më pas jo vetëm ai por edhe dhjetëra tifozë mësynë mbi gjyqtarin e FIFA-s, Lorenc Jemini e lojtarët e Kastriotit. Ndeshja mes Laçit dhe Kastriotit përfundoi në barazim 1-1, ndërsa goli i barazimit është shënuar në kohën shtesë. Pas golit, arbitri ndërpreu lojën dhe mesa duket ky ka qenë shkaku i dhunës ndaj tij.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari