Eshte larguar nga spitali ne rrethana ende te panjohura, Enver Basha, personi që ndihmoi policinë për arrestimin e Kostandin Xhuvanit pas vrasjes së katërfishtë të ndodhur më 4 nëntor 2014 në lokalin “Ante Grand” në kryeqytet. A1 Report mesoh se i riu është larguar gjatë natës nga spitali i Traumës, ndërsa ndodhej aty pas dhunës së ushtruar ndaj tij. Ajo qe mbetet e mistershme eshte fakti nese basha eshte larguar me iniciativen e tij nga spitali, apo nese mund te mund te bhet fjale per nje rrembim.
Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Budi” në Qytetin Studenti, dy persona kanë sulmuar dhunshëm Enver Bashën, duke e qëlluar në kokë dhe në trup e duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Policia e Tiranës njoftoi dje se ka arrestuar dy personat që dhunuan Enver Bashën. Të arrestuarit janë Flamur Bulica, 27 vjeç dhe Ardit Sula, 19 vjeç. Sipas Policisë, ata kanë përdorur doreza metalike të vendosura në dorë për të goditur në fytyrë të dëmtuarin nga ngjarja.
Ndihma e Enver Bashës për arrestimin e Kostandin Xhuvanit
Enver Basha po kalonte me motor në Rrugën e Elbasanit para lokalit “Ante Grand” pas vrasjes së 4 personave aty, në kohën kur një polic ishte në ndjekje të Kostandin Xhuvanit që po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. Enver Basha zbriti nga motori dhe shkoi në ndihmë të policit pasi pa se oficeri nuk po ia arrinte të prangoste Kostandin Xhuvanin. Pas ndërhyrjes së Bashës, polici arriti t’i vendoste prangat Kostandin Xhuvanit para Fakultetit të Histori-Filologjisë në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha foto të Enver Bashës "E masakruan për t'i mbyllur gojën"