Rripi i betonieres vret punëtorin në Tiranë, 45-vjeçari punonte në firmën e prodhimit të tubacioneve

Rripi i betonieres vret punëtorin në Tiranë, 45-vjeçari punonte në firmën e prodhimit të tubacioneve

Aksidentet në punë kanë marrë një tjetër jetë. Pasditen e sotme, një 45-vjeçar i cili punonte në një firmë të prodhimit të tubacioneve ka humbur jetën, pasi është goditur nga rripi i betonieres.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Zall Herr në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve.

"Duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkruan në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

FOTO-LAJM/ Ja makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat e Lulzim Vishës, para se Policia të mbërrinte në vendngjarje

FOTO-LAJM/ Ja makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat e Lulzim Vishës, para se Policia të mbërrinte në vendngjarje