Rripi i Gazes, 10 shpërthime kundër palestinezëve të Fatahut

Të paktën 10 shpërthime goditën sot në mëngjes shtëpitë dhe automjetet e anëtarëve të lëvizjes palestineze "Fatah" në Rripin e Gazës, theksuan dëshmitarët.

Asnjë i plagosur nuk është njoftuar. Nuk dihen shkaqet e këtyre shpërthimeve, dënuar nga lëvizja e Fatahut e presidentit, Mahmud Abbas dhe lëvizja islamike e Hamasit që dominon territorin.

Shpërthimet kanë ndodhur në harkun kohor prej disa orësh. Një prej shpërthimeve ka prekur një podium të vendosur në perëndim të Rripit të Gazës në kuadër të 10-vjetorit të vdekjes së Yasser Arafat, themeluesi kryesor i Fatahut.

Këto shpërthime kanë detyruar kryeministrin palestinez, Rami Hamdallah të anulojë një vizitë të parashikuar në Rripin e Gazës, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Ihab Bseiso.
Hamdallah, shef i qeverisë së paqes, kishte parashikuar të takohej në Rripin e Gazës me Federica Mogherinin, në kuadër të vizitës së parë në vend si shefe e diplomacisë evropiane.

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin