RRIPI I GAZËS – Hyn në fuqi një armëpushim prej 12 orësh

GAZA - Një armëpushim prej 12 orësh mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi sot në orën lokale 08:00 (05:00 GMT) në Rripin e Gazës, ku rreth 880 palestinezë kanë humbur jetën që prej fillimit të ofensivës izraelite.
Hamasi dhe ushtria izraelite njoftuan këtë armëpushim pas dështimit në Kajro të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry për të marrë një armëpushim afatgjatë mes kundërshtarëve.
Një zyrtar i Hamasit, që kontrollon Rripin e Gazës, njoftoi se kishte pranuar respektimin e këtij armëpushimi pas 18 ditësh konflikt që i ka kushtuar gjithashtu jetën 37 ushtarëve izraelitë.
Ndërkohë edhe ushtria izraelite konfirmoi se do të repsektonte gjithashtu armëpushimin duke shtuar se do të kundërpërgjigjej në rast sulmesh kundër ushtarëve apo civilëve izraelitë.
Përpjekjet diplomatike nuk janë ndërprerë. Ato po vazhdojnë në Paris ku do të mbahet duke nisur nga ora 09:00 GMT një takim ndërkombëtar mbi situatën në Gaza me pjesëmarrjen e Ministrave të Punëve të Jashtme nga vendet kryesore të përfshira.
Përveç sekretarit amerikan Kerry, në këtë takim do të marrin pjesë homologët francezë, britanik, gjerman, italian, turk, i Katarit dhe i Bashkimit Evropian./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini