RRIPI I GAZËS – Mongherini: I nevojshëm krijimi i një shteti palestinez

GAZA (Territoret palestineze)- Shefja e diplomacisë evropiane, Mogherini u shpreh sot për një shtet palestinez të pavarur, gjatë vizitës së parë në Rripin e Gazës ku ajo theksoi se bota nuk do të pranonte një luftë tjetër pas asaj që u zhvillua këtë verë.
"Duhet një shtet palestinez, ky është objektivi dhe ky qëndrim është ndarë nga i gjithë Bashkimi Evropian", konfirmoi ajo në një konferencë shtypi në Rripin e Gazës duke nënvizuar se bota nuk do të pranojë një luftë të katërt, pas tre ofensivave të përgjakshme këto gjashtë vitet e fundit.
Vizita e shefes së diplomacisë evropiane, Mogherini u zhvillua ndërkohë që palestinezët dhe policia izraelite po përballen çdo natë në rrugët e Jerusalemit lindor, pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!