GAZA (Territoret palestineze), 3 janar /ATSH-AFP/ - Një palestinez u vra dje në jug të Rripit të Gazës nga të shtënat e ushtrisë egjiptiane që prej pjesës tjetër të kufirit, theksoi një zëdhënës i shërbimeve palestineze të shpëtimit.
"Viktima, i moshës 23 vjeç, por identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u vra nga të shtënat e ushtrisë egjiptiane", deklaroi Ashraf al-Qoudra.
Sipas tij, bëhet fjalë për palestinezin e parë të vrarë që prej shumë kohësh në Rripin e Gazës nga të shtënat e ushtarëve egjiptianë.
Vdekja e këtij të riu u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme palestineze, Iyad Al-Bazm, i cili theksoi në rrjetin social "Facebook" se një hetim ishte hapur nga shërbimet palestineze të sigurisë.
Incidenti ndodhi pranë qytetit kufitar të Rafahut, ku ndodhet pika e vetme e kalimit mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës./
/ec/