Rripi i Gazës, sulme ajrore izraelite kundër objektivave të Hamasit

/ATSH-AFP/ - Avionët izraelitë kanë kryer sulme ajrore kundër objektivave të Hamasit në jug të Rripit të Gazës, disa orë pas hedhjes së një rakete, njoftuan dëshmitarët në enklavën palestineze të Shtetit Izraelit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza theksoi se sulmi, i pari nga forcat izraelite që prej armëpushimit të vendosur në muajin gusht pas një lufte 50 ditore mes dy palëve, nuk kishte hskaktuar viktima apo të plagosur.

Ushtria izraelite konfirmoi se sulmet ishin drejtuar kundër infrastrukturave të Hamasit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, zëvendëskoloneli, Peter Lerner theksoi në një komunikatë se "organizata terroriste e Hamasit është përgjegjëse për sulmin e kryer kundër Izraelit".
"Dje, një raketë e lëshuar që nga Rripi i Gazës ka prekur një terren në jug të Izraelit, pa shkaktuar viktima apo dëme materiale", theksoi policia izraelite.

Lëvizja islamike e Hamasit, që drejton "de facto" Rripin e Gazës, nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm, incidenti i tretë që prej fundit të luftimeve mes dy palëve.
Hamasi dhe Izraeli nënshkruan një armëpushim më 26 gusht nën drejtimin e Egjiptit duke i dhënë fund 50 ditëve të një konflikti që shkaktoi vdekjen e 2 140 palestinezëve dhe 73 izraelitëce.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin