Ky cikël dhune është më i rëndi që ka prekur Rripin e Gazës që prej muajit nëntor 2012.
Goditja më e përgjakshme ka prekur në orët e para të pasdites një shtëpi në Khan Younes, në jug të Rripit të Gazës duke shkaktuar shtatë të vdekur, dy prej të cilëve adoleshentë dhe 25 të plagosur.
"Sulmi izraelit kishte në shënjestër shtëpinë e familjes Al-Kaware", theksoi zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Ashraf al-Qodra.
"Hamasi denoncoi këtë krim luftarak të rëndë dhe theksoi se të gjithë izraelitët ishin tashmë shënjestra legjitime", sipas një komunikate të zëdhënësit, Sami Abou Zouhri./
/ec/