Operacioni ka nisur në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:00, ndërsa u ngritën dhe funksionuan 150 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Nga policia rrugore u vendosën 200 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, 150 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 152 për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.
dy.b/shqiptarja.com