Rriten frikshëm rastet e reja me COVID në vend, 1079 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus, ndërrojnë jetë 5 qytetarë

Rriten frikshëm rastet e reja me COVID në vend, 1079 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus, ndërrojnë jetë 5 qytetarë

Shifrat e personave të infektuar me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit janë rritur frikshëm. Nga 6732 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID, 1079 qytetarë. Sakaq betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar 5 qytetarë të cilët kanë ndërruar jetë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra. 

Edhe numri i pacientëve të shtruar më COVID në spitale është rritur. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë 12,399 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sakaq janë shëruar 804 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,391 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: 

384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh,  nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë. 

Statistika (08 Shtator 2021) 

Raste të reja ditore       1079  
Të shëruar në 24 orë      804
Të shtruar në spitale       152
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 6732 

Testime totale          1,095,250
Raste pozitive             153,318
Raste të shëruara         138,391 
Raste Aktive                  12,399
Humbje jete                      2,528 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             4758
Shkodër          1743
Durrës             1115
Fier                  957
Vlorë               892
Lezhë              775
Elbasan           639
Berat               484
Korçë               306
Gjirokastër      261
Kukës              260
Dibër                209

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)