Vënia nën akuzë e kreut në INUK Zyhdi Dajti dhe kreut të INUV në bashkinë e Tiranës, ka sjellë dhe rregjistrimin e disa kallëzimeve të tjera kundër dy personave në prokurorinë e Tiranës. Burime pranë kësaj të fundit thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se gjatë këtyre ditëve në prokurori janë rregjistruar disa kallëzime penale, ku qytetarë të ndryshëm akuzojnë Zyhdi Dajtin dhe Florenc Hoxhën se kanë abuzuar me detyrën duke i shembur ndërtesat, që sipas tyre kanë qënë të ligjshme.