Kreditë e pashlyera vazhdojnë të rriten, ndërkohë që edhe fitimet e bankave janë në rënie. Kjo situatë ka detyruar institutet e kredisë të rrisin, me kërkesë të Bankës qendrore, fondet rezervë për të përballur rrezikun e humbjeve.

Këto fonde, në muajt e parë të vitit 2011 janë rritur me 27,3% lidhur me vitin 2010, me një vlerë prej 350 milion euro.

Efektet e kësaj situate kanë influencuar edhe përfitimet e bankave. Përfitimi total, 22 milion euro, ishte 40% më i ulët se ai i vitit 2010. Gjithsesi kjo situatë nuk ka ulur volumin e borxheve të lëshuara nga bankat, që ka regjistruar një rritje prej 14% për vitin 2011. ah/Shqiptarja.com/