Rriten kuotat për anëtarët e PS,
nuk ndryshojnë për deputetët

Rriten kuotat për anëtarët e PS,<br />nuk ndryshojnë për deputetët
TIRANE- Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar dje kuotat që duhet të paguajë secili anëtar i kësaj force politike. Në këto ndryshime vihet re rritja e shumës që duhet të paguajë secila kategori, ndërsa është rishikuar dhe struktura e anëtarësisë si pasojë e ndikimit që sjell ndarja e re territoriale.

Megjithatë vetëm kuotat që paguajnë deputetët nuk kanë ndryshuar në krahasim me vitin 2012. Kështu përsa i përket studentëve pensionistëve të papunës apo dhe punonjës në fshat kuota vjetore nga 200 lekë që ishte shkon në 360 lekë. Të punësuarit në shtet, të cilët kanë teser të PS-së, tashmë nga 1 mijë lekë në vit, tashmë do të paguajnë 3 për qind të pagës së tyre. Ndërkohë që anëtarët e PS që kanë një biznes të vogël do të paguajnë 1200 lekë në vit nga 1000 që paguanin më parë.

Një rritje më e lartë është miratuar për kuotat që do të paguajnë biznesmenët. Kështu nga 20 mijë lekë që paguanin, për ta vlera do të shkojë në 76 mijë lekë në vit. Rishikim në strukturë është bërë dhe përsa i përket kuotat e kryetarëve të Bashkive, për të cilët nuk ka një nëndarje konkrete. por rregullorja e re përcakton se anëtarët e këshillave bashkiak si dhe kryepleqt do të paguajnë në çdo muaj 2 për qind të shpërblimeve që marrin nga pjesëmarrja në mbledhje.

Tashmë me strukturën e re, anëtarësia e PS-së do të ndahet në gjashtë kategori, nga 10 që ishin më parë. Ndryshimi vjen si pasojë e ndarjes së re territoriale dhe riorganizimit të selisë rozë. Ndërkohë që rishikimi i kuotave nuk ka hasur në kundërshtimin e Asamblesë. Vendimi është marrë në kohën kur socialistët kanë nisur hapjen për anëtarësime të reja.

Ndërsa Rama ka kërkuar që vitin e ardhshëm, në 25 vjetorin e themelimit, PS të regjistrojë 150 mijë anëtarë. Duke u konfirmuar si forca politike më e madhe përsa i përket numrit të anëtarëve. Për këtë proces Asambleja miratoi dhe grupin e posaçëm të punës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë