Rriten lehtë rastet e reja me COVID, 45 persona të infektuar në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete

Rriten lehtë rastet e reja me COVID, 45 persona të infektuar në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete

Foto ilustruese

Ka shënuar një rritje të lehtë numri i rasteve të reja me COVID në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit raportohet për 45 persona të infektuar, në krahasim me 37 një ditë më parë. Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë me COVID në 24 orët e fundit.

Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit u regjistruan në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në  Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.

Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji i hapur i vaksinimit i jep mundësi çdo qytetari +18 vjeç të vaksinohet ndaj Covid19.

Statistika (31 Korrik 2021)

Raste të reja ditore         45

Të shëruar në 24 orë       17

Të shtruar në spitale       21

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3684

 

Testime totale             900,346

Raste pozitive             133,081

Raste të shëruara         130,222

Raste Aktive                      402

Humbje jete                   2,457

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë              146

Elbasan            56

Kukës                34

Vlorë                32

Shkodër           31

Lezhë               30

Fier                   21

Berat              18

Korçë                15

Durrës              14

Gjirokastër        5

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale