Rriten lehtë rastet e reja me COVID, 895 të infektuar në 24 orët e fundit në vend, humbin jetën 3 persona

Rriten lehtë rastet e reja me COVID, 895 të infektuar në 24 orët e fundit në vend, humbin jetën 3 persona

Spitali infektiv

Kanë shënuar një rritje të lehtë raste e reja me COVID ditën e sotme, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 895 persona të infektuar, nga 853 një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se, fatkeqësisht, 3 persona kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit.

Rastet e reja të infeksionit u zbuluan pas 5901 testimeve, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19: 275 raste në Tiranë, 74 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 37 raste në Kavajë, 35 raste në Lezhë, 34 raste në Fier, 29 raste Vau i Dejës, Vlorë, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Kukës, 22 raste në Korçë, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Kamëz, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Krujë, 15 raste në Kurbin, Mat, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Berat, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 7 raste në Rrogozhinë, Himarë, 6 raste në Divjakë, Mallakastër, 5 raste në Has, Memaliaj, Devoll, Dimal, Peqin, Librazhd,  4 raste në Shijak, Vorë, Pogradec, Cërrik, 3 raste në Dibër, Këlcyrë, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Delvinë, Kuçovë, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Selenicë, Finiq.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke përfituar edhe nga muaji i hapur i vaksinimit për të gjithë personat mbi 18-vjeç.

 

Statistika (03 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       895 

Të shëruar në 24 orë       519

Të shtruar në spitale       114

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 5,901

 

Testime totale            1,065,642

Raste pozitive             149,117

Raste të shëruara         135,321

Raste Aktive                    11,288

Humbje jete                     2,508

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4171

 Shkodër          1915

Vlorë               880

Durrës             902

Fier                  778

Lezhë              688

Elbasan           596

Berat               412

Gjirokastër      281

Korçë               270

Kukës              226

Dibër                169

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja