Rriten me 10% pagat e mësuesve
Ja sa do përfitojnë nga 1 MarsiPD reagon: Arsimi, plaçkë e Ramës

Rriten me 10% pagat e mësuesve<br />Ja sa do përfitojnë nga 1 MarsiPD reagon: Arsimi, plaçkë e Ramës
Prej 1 marsit te vitit 2017, mbi 34 mijë mësues në vend do të përfitojnë rritje pagash me 10%. Kjo u bë e ditur në një takim që ministria e Arsimit, e Financave dhe Kryeministri patën me mësues sot paradite. Rritje pagash do te perfitojne dhe pedagoget, ku 18 milione dollarë do të përdoren për rritjen e pagave të mësuesve dhe 5 milione dollarë për punonjësit në sistemin universitar.

Pagat e mësuesve do të rriten me minimumi 3 mijë lekë të reja. Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se paga e mesatare e mësuesve nga 53 mijë lekë, do të bëhet 58.300 lekë.
Paga mesatare në arsimin bazë nga 54 mijë lekë, do bëhet 59 mijë lekë, ndërsa paga mesatare e mësuesve në arsimin e mesëm nga 60 mijë, bëhet 66 mijë lekë. Pagat e mësuesve në ciklin e ulët, nga 32 mijë bëhen 35 200 lekë.

pagat e mesuesve
Fillimisht lajmi u dha nga ministrja Nikolla:
"Jemi të vendosur për t’u shkuar reformave deri në fund. Të dashur mësues, ju meritoni respektin maksimal. Qeveria ka vendosur që krahas mbështetjes me trajnim, qeveria ka vendosur që padyshim t’ju mbështesë edhe me rritjen e pagave. Do të jetë ministri i Financave që do të tregojë se sa dhe si do të rriten pagat për mësuesit dhe pedagogët, pedagogët që nuk kanë shënuar rritje page që nga viti 2005".

Më pas ishte ministri i Financave, Arben Ahmetaj që theksoi se, ‘kjo nuk është rritje page, por reformë në administratën publike, reformë e drejtpërdrejtë në sistemin e arsimit”.

"Rritja do jetë 10% dhe për herë të parë në 7-8 vite do kalojnë në rritje reale. Në 2017 kërcejmë në inflacionin akumulativ me 2% plus".

Sipas Ahmetaj, ekonomia shqiptare ka ndryshuar tërësisht, ka sfidat, rrisqet, ëvshtirësitë e veta, por nuk jetojmë në të njëjtën Shqipëri si para 3-4 vitesh.
“Në 3 vite ekonomia ka kaluar në rrugë të vështirë dhe me sakrifica, por tani ka rimëkëmbje e stabilitet. Janë ndërmarrë reformat të thella me përmirësim ligji për operacionet e marra. Nuk është rastësi që vijmë sot në këtë ditë me krenari për të deklaruar rritjen e pagave e pensioneve. Është një përshkim i një rruge të vështirë të reformave”.

Ahmetaj: Rritja ekonomike në fund të vitit 2016, 3.6 %
Në vëmendje të ministrit të Financave u vu dhe rritja ekonomike, ku sic tha ai, në vitit 2016, do të regjistrohet rritja ekonomike në shifrat, 3.6%.
Ekonomia prodhon lajme të mira. Raporte të pavarura konfirmojnë se tashmë trendi nuk është i stisur, por trajektore e qëndrueshme e rritjes ekonomike.
Rritja ekonomike në 3 mujorin e dytë ishte 3.2%, e prisja të rritej aq por në fund të 2016 rritjen ekonomike do ta kemi 3.6%. Me krenari e modesti, ne kemi mundësitë që të jemi ndër dy vendet në rajon me rritjen më të lartë ekonomike dhe me trend pozitiv
”, tha Ahmetaj, duke theksuar se, raporti i Kom Europian e cilëson programin ekonomik të Shqipërisë, si performanca më e mirë në rajon.

Sipas Ahmetaj, në 3 vitet e fundit janë bërë reforma të mëdha ndryshe nga qeveritë e kaluara që dhe rritjen e pagave e bënin me duke marrë borxh.

Në tre vite janë bërë reforma që kanë frikësuar burra e gra shtetesh që s’kanë guxuar ti prekin. Reforma në energji, reforma e pensioneve, reforma në arsim.
Rritja e pagave e pensioneve të kaluara janë bërë me borxh, rritjet e pagave e pensioneve kanë krijuar borxhe në kurriz të shqiptarëve. Është hera e parë që rritja e pagave e pensioneve nuk krijon borxh të ri. Ne do ulim borxhin publik me të paktën 1%, por edhe më shumë se 1%. Ne jemi qeveri që është viti i dytë, 2017, që nuk krijon borxhe të reja, por suficit gati 7 miliard lekë që shkojnë në pagesën e borxhit që kemi trashëguar më të madhin në rajon
”.

Rritje dhe per pedagoget
Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se, nga rritja do të përfitojnë jo vetëm mësuesit, por edhe pedagogët.
Rritja e rrogës që kemi projektuar, duke filluar nga 1 marsi i vitit tjetër është rritje reale mbi inflacionin e parashikuar, përfitojnë 34 mijë e 630 punonjës në arsim që marrin 18 mln dollar nga 100 mln i përgjithshëm. Përfitojnë jo vec mësuesit, por edhe pedagogët. Në sistemin Universitar nuk është prekur rroga që nga 2005, e pakonceptueshme. Janë 5 milionë dollarë në këtë shumë që shkojnë për rritje pagash në sistemin universitar public. Rritje pagash në total e cila është më e larta e të gjitha kohërave. Nëse ne do vijojmë me të njëjtën vendosmëri të përballojmë reformat, përsëri do vijë dita që të ketë tjetër rritje”.

Kryeministri tha që, vizioni i qeverisë është që mësuesit, efektivët e policisë dhe mjekët të kenë pagat më të mira në rajon.

“Objektiv që pagat të jenë më të lartat në rajon, jemi pranë këtij objektivi, kapërcejmë ndonjë vend por objektivi mbetet që pagat më të mira në rajon t’i kenë mësuesit, mjekët, infermierët e policët shqiptar”.

Nga buxheti prej 100 mln dollarë, 18 mln dollarë do të përdoren për rritjen e pagave të mësuesve dhe 5 mln dollarë për punonjësit në sistemin universitar.

Rama: Nikolla bëri atë që nuk e bënë dot burrat. Arsimi ka bërë kthesë historike
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar maksimalisht punën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Sipas tij, falë lidershipit të saj, Arsimi sot ka marrë një kthesë historike.
Ata që kanë dështuar për vite të tëra kanë drejtuar gishtin e akuzave pa i kursyer edhe fyerjet ndaj ministres së Arsimit duke përsëritur edhe këtu që është falë lidershipit të Nikollës një vizioni të dakordësuar që në shikimin e programit por edhe një mënyre shumë efikase të drejtimit të këtij sektori që ne sot jemi në kushte të tilla ku mund të themi se në arsim kemi shënuar një kthesë historike në cdo aspekt.

Nuk them se kemi arritur aty ku duam, por kemi marrë kthesën në drejtimin e duhur për ta bërë arsimin në instrument rritje ekonomike dhe rritje shoqërore. Dua ta falënderoj ministren Nikolla që ka provuar se një zysh si të gjitha gratë e vajzat këtu mundi të bënte në krye të MAS atë që një karvan i tërë burrash me grada shkencore nuk e bënë dot kurrë.
Hynë në atë ministri me kraharorin plot me dekorata nga më të ndryshmet dhe sic hynë dolën duke lënë pas vetëm bilancin e një rrënimi të gjithë sistemit arsimor
”.

Rama tha se sistemi arsimor është transformuar tërësisht.

Ky është takimi më i ëmbël, sepse nuk është një takim vetëm për të kërkuar qe të gjithë ju së bashku të jeni pjesë e një përpjekje të vështirë, por të treguar që përpjekjet e vështira shpërblehen. Pikërisht sot është e nevojshme që të kthejmë kokën 3 vjet më parë dhe të kujtohemi se kur ne morën detyrën gjetën një situatë shumë të vështirë në të gjithë sektorët. 35 milionë dollarë ishte borxhi për shërbime të marra nga të tretët dhe të papaguara. Një infrastrukturë në gjendje shumë të vështirë, 177.000 nxënës me dije të deformuara, për shkak të emërimeve partiake të mësuesve”, deklaroi Rama.

​Fjala e Kryeministrit Edi Rama në takimin me mësues



Nikolla per reformat ne Arsim
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se reforma e ndërmarrë nga qeveria ka ndryshuar rrënjësisht arsimin në Shqipëri.

Sot kemi një arsimim real dhe jo si dje kur kishim shitje të diplomave dhe certifikatave fiktive. Përmes kësaj reforme sot kemi ngritur gjimnazin e gjeneratës së re. Kjo është reforma e arsimit edhe për regjistrimin në universitete”, ka thënë Nikolla.

NIkolla tha se, "jemi të vendosur për t’u shkuar reformave deri në fund. Të dashur mësues, ju meritoni respektin maksimal. Qeveria ka vendosur që krahas mbështetjes me trajnim, qeveria ka vendosur që padyshim t’ju mbështesë edhe me rritjen e pagave".

Fjala e Kryeministrit Rama në takimin me mësuesit ( pjesa e 1 )


Fjala e Kryeministrit Rama në takimin me mësuesit ( pjesa e 2 )
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës