Rriten ndjeshëm infektimet, 182 raste të reja me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit 

Rriten ndjeshëm infektimet, 182 raste të reja me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit 

Spitali Infektiv

Janë rritur ndjeshëm infektimet me COVID në vendin tonë që pas shfaqjes së variantit Delta. Janë kryer 3,613 testime në 24 orë, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 182 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste  në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste  në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë. 

Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.  

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

"Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", apelo ministria. 

Statistika (08 Gusht 2021) 

Raste të reja ditore         182
Të shëruar në 24 orë       23
Të shtruar në spitale       32
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                 3,613 

Testime totale             929,945
Raste pozitive             133,912
Raste të shëruara       130,418
Raste Aktive                    1,035
Humbje jete                     2,459 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             364
Shkodër          159
Vlorë               103
Elbasan           98
Fier                  85
Lezhë              60
Berat               49
Durrës             49
Kukës              24
Gjirokastër       20
Korçë               18
Dibër                 6

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit