Rriten pagat për katër
kategori në SHISH
Për çdo punonjës në Shërbimin Informativ Shtetëror tashmë do të ketë një pagë e cila prej 15 korrikut është rritur, duke u klasifikuar nga informatori i thjeshtë me 22.000 lekë në muaj e deri në 126.000 lekë për Inspektorin e Përgjithshëm. Vendimi është marrë nga qeveria dhe kryeministri në ikje Sali Berisha dhe është zbardhur në Fletoren Zyrtare.
TIRANE- Qeveria në ikje dhe kryeministri i saj Sali Berisha, me rritjen e pagave nuk ka harruar të shpërblejë edhe strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Prej 15 korrikut të këtij vitit, paga minimale e një informatori të thjeshtë në SHISH do të jetë 22.000 lekë e deri në 126.000 lekë për Inspektorin e Përgjithshëm të këtij shërbimi.
Në fakt rritja e pagave përfshin të katra kategoritë në strukturën e Shërbimit Informativ Shtetëror, ku veç pagës, 1 % mbi të shtohet për vjetërsi pune dhe nga 2 deri në 20 % shtesë për çdo gradë të fituar sipas karrierave personale.
Vendimi është marrë më datë 17 korrik të këtij viti, ndërsa efektet financiare të tij fillojnë nga 15 korriku dhe e gjithë barra financiare do të përballohet nga buxheti i shtetit.
Kjo shtesë pagash vjen pas plot 6 vitesh pasi në strukturat e mëparshme dhe pagat e marra deri tani rezulton se për herë të fundit kjo strukturë ka funksionuar sipas vendimit të qeverisë të marrë më 13 korrik të vitit 2007.
Qeveria në ikje ka patur plot përplasje me SHISH deri në momentin që u ndryshua kreu i saj, dhe me pëlqimin e kryeministrit Berisha, në drejtimin e këtij institucioni u vendos Visho Ajazi.
(Foto: Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të SHISH)Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29