Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga rihapja e shkollave, rastet e të infektuarve me Covid-19 janë rritur ndjeshëm.
Në Itali janë regjistruar të paktën 400 raste me të infektuar me Covid-19 si pasojë e të cilëve janë mbyllur të paktën 75 shkolla.
Rajonet më të goditura janë Lombardia, Emilia Romagna, Toskana dhe Lazio.
Në Romë janë prekur 19 shkolla, në Bolonja 14, në Milano 13. Në 76 % të rasteve janë nxënësit dhe 13% akademikët.
Për të vënë nën kontroll numrin e të infektuarve po praktikohen testet e shpejta anti-covid.
Rezultate të tilla shqetësuese u bënë publike pak orë pas protestës së mësuesve dhe nxënësve italianë për kushte më të sigurta në ambjentet e shkollave për të shmangur kështu infektimin e nxënësve dhe mësuesve.
Jo më e qetë është situata në Spanjë ku të paktën deri tani janë mbyllur 2,852 klasa që nga rifillimi i vitit shkollor, sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Arsimit teksa disa klasa të cilat u futen të parat në karantinë i janë rikthyer procesit mësimor.
Ndërkohë që ka një diferencë të madhe mes rajoneve sa u përket numrit të të infektuarve në shkolla, më i godituri paraqitet Madridi ku janë mbyllur 832 shkolla. Pas saj Katalonja, Valencia dhe Madura.
Në të njëjtën situatë gjendet edhe Francë, ku një numër i madh shkollash kanë mbyllur dyert për nxënësit për shkak të numrit të të infektuarve, qoftë në mesin e nxënësve apo stafit akademik.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
'Goditësi më i keq i penalltive', Lookman i përvishet trajnerit të tij: Ndjej mosrespekt, nuk kam folur
19 Shkurt, 14:43
-
Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë
19 Shkurt, 11:19
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 09:52
-
Papa Francesku ‘ka pneumoni bilaterale’! Mjekët e spitalit Gemelli: Gjendja shëndetësore e ndërlikuar! Selia e Shenjtë: Kaloi natë të qetë
19 Shkurt, 07:54
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36
-
Vatikani: Papa Françesku ka një pneumoni bilaterale, gjendja mbetet komplekse! Por është me humor të mirë
18 Shkurt, 20:31
-
Itali/ Shpërthimi i vullkanit Etna, turistët dynden për ta parë nga afër! Autoritetet: Po na pengoni të ndihmojmë njerëzit
18 Shkurt, 17:31
-
I shtruar në spital prej 14 shkurtit, zëdhënësi i Vatikanit: Natë e qetë për Papa Françeskun, pushon dhe lexon gazeta
18 Shkurt, 15:53
-
Firence/ Me skuter dhe 100 gramë kokainë në çorape, kapet 49-vjeçari shqiptar! Tenton të çajë postbllokun, plagoset polici bashkiak
18 Shkurt, 15:38
-
Rimini/ Trafik kokaine me biçikletë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjet në banesë
18 Shkurt, 15:28