Rriten rastet e reja Covid/Europa dhe Ballkani rikthejnë disa prej masave kufizuese

Ndërsa dita ditës po shtohen rastet e reja të identifikuar të prekur nga Covid-19 në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali, Europa po rikthen disa prej masave që tentojnë frenimin e pandemisë.

Pas rekordit të 7300 infeksioneve të reja në 24 orë, në Francë po flitet se vendi mund të futet sërish në izolim  dhe si shumica e vendeve të Unionit Europian, Parisi i është rikthyer detyrimit për mbajtjen e maskës kurse në Marsejë, baret dhe restorantet mbyllen nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Mynihu, në Landin gjerman të Bavarisë ka vendosur të ndalojë konsumimin e alkoolit në hapësirat publike pas orës 23 të mbrëmjes dhe shitjen e pijeve alkoolike pas orës 9 të mëngjesit, teksa ka 35 pozitivë për 100,000 banorë.

Spanja ka thirrur në ndihmë ushtrinë për të penguar përhapjen e pandemisë, nga sot Ukraina do të mbyllë kufijtë e saj për një muaj, kurse Hungaria nuk do lejoj hyrjen në vend duke filluar nga 1 shtatori.

Në Rajonin e Ballkanit, Kroacia është vendi i parë që ka rivendosur disa prej masave kufizuese rajonin e Split-Dalmacisë ku është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura me më shumë se tre persona. Dasmat dhe funeralet gjithashtu janë kufizuar në 50 vetë, festimet familjare në 20, ndërsa vizitat në azilet e të moshuarve janë pezullohen. Gjithashtu palestrat dhe qendrat sportive janë mbyllur. Masa të ngjashme janë rivendosur edhe në Rumani dhe në ishullin grek të Mikonos

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar për rritjen e rasteve të reja të Covid në Europë. Pak ditë më para Organizata u shpreh se në Kontinentin e vjetër ka çdo ditë 26 mijë të identifikuar me Covid, nga të cilët shumica janë të rinj

Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën tha se “Askush nuk është i pathyeshëm. Edhe nëse nuk vdes nga COVID-19, ai mund të na futet në trup si një tornado me një bisht të gjatë"

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s