Vijojnë të rriten rastet me COVID në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit rezultuan pozitiv 47 qytetarë, nga 3025 testime të kryera. Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, një më shumë se një ditë më parë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Ndërkohë janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë. Ministria nënvizon se vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Kanë rezultuar pozitiv në këto bashki:
19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.
Statistika (29 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3025
Testime totale 892,069
Raste pozitive 132,999
Raste të shëruara 130,187
Raste Aktive 355
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 131
Elbasan 51
Kukës 33
Lezhë 33
Vlorë 29
Fier 17
Korçë 16
Durrës 15
Shkodër 12
Berat 14
Gjirokastër 4
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47