Rriten rastet e reja nga COVID në vend, 47 qytetarë rezultojnë të infektuar! Asnjë humbje jete nga koronavirusi

Rriten rastet e reja nga COVID në vend, 47 qytetarë rezultojnë të infektuar! Asnjë humbje jete nga koronavirusi

Vijojnë të rriten rastet me COVID në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit rezultuan pozitiv 47 qytetarë, nga 3025 testime të kryera. Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, një më shumë se një ditë më parë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Ndërkohë janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë.  Ministria nënvizon se vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Kanë rezultuar pozitiv në këto bashki:

19 raste në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.

Statistika (29 Korrik 2021)

Raste të reja ditore         47

Të shëruar në 24 orë       13

Të shtruar në spitale       18

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3025

Testime totale             892,069

Raste pozitive             132,999

Raste të shëruara         130,187

Raste Aktive                      355

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              131

Elbasan            51

Kukës                33

Lezhë               33

Vlorë                29

Fier                   17

Korçë                16

Durrës              15

Shkodër           12

Berat               14

Gjirokastër        4

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës