Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë, shënohen 110 raste të reja infektimi, 1 viktimë në 24 orë

Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë, shënohen 110 raste të reja infektimi, 1 viktimë në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Prej 8 ditësh situata epidemiologjike në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive, kjo sipas ekspertëve lidhet edhe me faktin që në vend është edhe identifikuar edhe varianti delta. Si rezultat i 3.667 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 raste infeksioni me COVID-19, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Instituti i Shëndetësisë Publike bën e dije se 2 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.667 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 108.623, ndërkohë që ai i viktimave është 2.267 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 689 qytetarë me koronavirus.

Në lidhje me numrin e qytetarëve që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 17.322 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 445.650 persona janë vaksinuar gjithsej, ku prej tyre 155.907 i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave