Janë rritur sërish rastet pozitive me COVID-19 në vendin tonë, 59 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 489 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 33 në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.
Janë 301 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,605 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (5 Qershor 2022)
- Raste të reja ditore 59
- Të shëruar në 24 orë 35
- Të shtruar në spitale 5
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 489
- Testime totale 1,831,874
- Raste pozitive 276,403
- Raste të shëruara 272,605
- Raste Aktive 301
- Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 195
- Fier 48
- Vlorë 22
- Durrës 13
- Korçë 6
- Gjirokastër 5
- Lezhë 3
- Elbasan 3
- Shkodër 2
- Dibër 2
- Berat 1
- Kukës 1