Vijojnë që të rriten sërish raste e reja me COVID në vendin tonë. 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 5,252 testime të kryera. Ndërkohë betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Ministrja e Shëndetësisë ka apeluar të gjithë që të vaksinohen sa më parë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. Sakaq janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë që janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë.
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria u bën thirrje qytetarëve se nëse dyshojnë se janë prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, të izolohen menjëherë dhe të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Infektimet në bashkitë e vendit
149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.
Statistika (14 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 410
Të shëruar në 24 orë 46
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5,252
Testime totale 952,866
Raste pozitive 135,550
Raste të shëruara 130,634
Raste Aktive 2,453
Humbje jete 2,463
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 910
Shkodër 343
Fier 252
Vlorë 230
Elbasan 168
Lezhë 139
Durrës 131
Berat 75
Gjirokastër 73
Korçë 54
Kukës 48
Dibër 30
Referuar rritjes së rasteve të reja ditorë të qytetarëve të infektuar me COVID, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bën apel qytetarëve që të shkojnë drejt qendrave të vaksinimit dhe të vaksinohet.
Manastistirliu thotë se janë mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.
‘Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës. Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar. Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj COVID.’- shkruan Manastirliu.
Ku eshte Komiteti Teknik i Eksperteve? Ne Korce po organizohet festa e birres ku cdo nate mblidhen me qindra njerez qe jane vatra te infeksionit.
Përgjigju