Rriten sërish temperaturat, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke bërë që në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi Lindor -Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime