15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë! Ulet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, 88 raste të reja, 6 viktima

Kosova ka regjistruar 15 pacientë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe 218 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Këto shifra dalin pas testimit 461 të mostrave nga IKSHPK-ja, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 284 .

156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,862. Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 70 raste. Që prej 13 marsit, kur u shfaqën rastet e para me koronavirus  deri më 5 gusht, në Kosovë janë regjistruar 9,492 raste me COVID-19.

Më e qetë paraqitet siturat në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 888 raste te reja duke e çuar 11289 total te tyre. Ndryshe nga javë që lamë pas ku 10 % e të testuarve ishin pozitiv, këtë javë mesatarja ishte 5.8 %. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima duke e çuar në 511 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga pandemia në Maqedoninë e Veriut.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës