Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi (edhe dje ishin 24)
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35,918
Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2548 raste të reja pozitiv,(dje ishin 1648) për një total prej 317 409 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë
Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1140, për një total prej 228 844 raste
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 5 viktima dhe 324 raste të reja pozitive.
Italia nuk ndjek trendin e Europës
Numri kumulativ i rasteve Covid në Itali në dy javët e fundit është aktualisht pak më shumë se 37 për 100,000 banorë, ndër nivelet më të ulëta në Europë. Mbretëria e Bashkuar ka mbi 100 raste për 100 000 banorë, Franca mbi 230 dhe Spanja mbi 330.
Në realitet, është e vështirë të identifikosh saktësisht pse Italia në një farë mënyre nuk po tërhiqet nga trendi i vendeve europiane
Shkalla e testimit të saj nuk është jashtëzakonisht e lartë - Britania e Madhe po kryen tre here më shumë teste se Italia e cila po kryhen teste të shpejta në rezultate në disa aeroporte, stacione treni dhe shkolla, duke ‘kapur shpejt’ rastet e reja dhe po shpejt izolimin e tyre.
Shpjegimi më i mundshëm është një kombinim i faktorëve - testimi dhe gjurmimi efikas si dhe bllokimi më i gjatë në kohë. Italia ishte vendi i parë në botë që u mbyll totalisht dhe një nga më të ngadaltët për t'u rihapur. Gjithashtu traumat e shkaktuara nga Covid i kanë bërë njerëzit të jenë më të ndërgjegjshëm në respektimin e masave
Lajmi kryesor: