Rriten shifrat e COVID, sot 800 raste të reja, 2 humbje jete! Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç!

Rriten shifrat e COVID, sot 800 raste të reja, 2 humbje jete! Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç!

Spitali i Infektivit

TIRANË- Kjo e martë ka shënuar një rekord rastesh të reja me COVID-19, të cilat janë regjistruar atëherë kur vendi ynë ka regjistruar kulmin e pandemisë. Plot 800 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, të cilat kanë ardhur si rezultat i 5018 testimeve të kryerja. Rritja e rasteve të reja është parë nga ekspertët si reflektim i mbërritjes së variantit Delta të COVID, teksa  është vënë re edhe një rritje të të shtruarve në spitalin Infektiv, të vetmin spital COVID në vendin tonë. Aktualisht te Infektivi janë të shtruar 90 nga 120 shtretër që është kapaciteti maksimal i Infektivit .

Betejën me këtë virus e kanë humbur 2 persona, një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda duke e çuar në total numrin e viktimave në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në 2480. Nga ana tjetër, aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, shifër e cila ka pësuar sërish një rritje krahasuar me pak javë më parë. Teksa numri i rasteve të reja vijon të pësojë rritje nga dita në ditë, nuk ndodh e njëjta gjë me numrin e të shëruave. Sot janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve, ekspertët vënë theksin në vaksinimin e qytetarëve dhe që të shfrytëzohen ditët që janë të hapura për vaksinimin masiv për mbi 18-vjeç i cili do të vijojë edhe përgjatë shtatorit.

Shpërndarja e rasteve të reja
160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.

Statistika (24 Gusht 2021) 
Raste të reja ditore         800
Të shëruar në 24 orë       157
Të shtruar në spitale       90
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 5018 

Testime totale            1,005,541
Raste pozitive             140,521
Raste të shëruara         131,608
Raste Aktive                    6433
Humbje jete                     2,480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             2441
Shkodër          1079
Vlorë               600
Fier                  525
Durrës             415
Lezhë              320
Elbasan           304
Berat               241
Gjirokastër       195
Korçë               150
Kukës              93
Dibër                 70

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Manastirliu: Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç! Në vjeshtë dhe dimër mund të përballemi me një tjetër valë të virusit

1629805427_Screenshot1.jpg

Sikurse muaji gusht, edhe shtatori do të jetë një muaj i hapur vaksinimi kundër COVID për personat mbi 18-vjeç. Lajmi u bë sot i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i bëri apel qytetarëve që t'i drejtohen qendrave të vaksinimit pa hezituar.

“Shtatori do të jetë një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, ndaj kemi vendosur që sërish të jetë një muaj i hapur për vaksinimet e çdo qytetari mbi 18 vjeç. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor që po afron, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës sonë të përditshme”, tha Manastirliu.

Ministrja nuk u tregua shumë optimiste për muajt në vijim, teksa u shpreh se vjeshta dhe dimri, me shumë gjasa do të sjellin një valë tjetër të COVID, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat për ta përballuar atë.

"Përpara kemi vjeshtë-dimrin dhe me gjasë do kemi përballjen me një valë të COVID. Në planin tonë të përballjes me Covid, sipas skenarëve të hartuar nga ekspertët tanë, kemi parashikuar të gjitha masat dhe ndërhyrjet, për t’iu përgjigjur me kapacitete të fuqizuara, në të gjitha nivelet e sistemit tonë shëndetësor situatës dinamike të epidemisë së Covid19. Jemi përgatitur të shtojmë stafet në shërbim të testimit dhe vaksinimit, si edhe të trajtimit të pacientëve që do të kenë nevojë për kujdes mjekësor. Në Institutin e Shëndetit Publik po rrisim kapacitetet e testimit me aparatura të reja laboratorike. Flota e autoambulancave të Urgjencës Kombëtare do të shtohet sërish me 20 autoambulanca të reja, për t’iu përgjigjur edhe më shpejt, edhe më mirë, flukseve potenciale në muajt e ardhshëm", u shpreh ministrja.

Duke folur për situatën epidemiologjike në vend, Manastirliu tha se është vënë re një rritje me rreth 5 herë të rasteve të infektimit, krahasuar me periudhën e mëparshme.

“Të dhënët epidemiologjike të dy javëve të fundit tregojnë një rritje me rreth 5 herë të rasteve të infektimeve krahasuar me periudhën e mëparshme. Në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 84 pacientë. Ka prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në terapi intensive. E përbashkëta e shumicës së pacientëve që këto ditë gushti, që po vuajnë dhe format më të rënda të sëmundjes, është se nuk janë të vaksinuar. Mjekët që shërbejnë me përkushtim në Spitalin Infektiv raportojnë se përgjatë kësaj periudhe ka patur edhe disa raste të të shtruarve të cilët kanë qenë të vaksinuar, por shprehen optimistë për gjendjen shëndetësore të pjesës dërrmuese të pacientëve që janë vaksinuar dhe e kanë përgatitur organizmin, për përballjen me virusin”, tha Manastirliu.

Vaksinimi masiv po vijon nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,899,172 vaksina antocovid. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,386,713 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 594,050 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare