Vendi ynë ka shënuar sërish shifra të larta të të infektuarve me COVID në 24 orët e fundit. Nga 7,256 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë dhe kanë humbur jetën 3 persona.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.
Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetare: Një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.
Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.
Ministrja Ogerta Manastirliu bën thirrje për vaksinim, ndërsa thotë se mosvaksinimi përbën pengesë të 'rrezikshme' në përballimin e valës së infektimeve
Statistika (31 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 1054
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7,256
Testime totale 1,047,380
Raste pozitive 146,387
Raste të shëruara 133,801
Raste Aktive 10,088
Humbje jete 2,498
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,638
Shkodër 1,789
Vlorë 908
Durrës 778
Fier 695
Lezhë 567
Elbasan 497
Berat 352
Gjirokastër 281
Korçë 254
Dibër 169
Kukës 160
Foto e postuar nga Manastirliu
Vendi ndodhet në mes të një vale të re të COVID, ndërsa numri i rasteve aktive të infeksionit ka shkuar në mbi 10 mijë. Me një postim në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë edhe njëherë thirrje për vaksinim, ndërsa thotë se çdo qytetarë duhet të jetë i përgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit të tij, por edhe për të tjerët. Sipas Manastirliut, mosvaksnimi është pengesë 'e rrezikshme' në përballimin e valës së re të infektimeve.
"Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me Covid19, kërkon përgjegjësi nga çdo qytetar, për mbrojtjen e shëndetit të tij por edhe për të tjerët.
Mosvaksinimi është pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re të infektimeve.Mos e neglizho vaksinën.
Vaksinat anticovid janë falas në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar në të gjithë vendin", shkruan Manastirliu.
Lum kush iken nga kjo bote muti, mos kini frik njeres se skeni ça te humbni nga kjo tok kërrnace e mbajtur peng nga tenja te pa ngopura
Përgjigju