Ka mjaftuar vetëm pak rritja e temperaturave për të mbipopulluar Plazhin e Shëngjinit këtë fundjavë. Ndonëse sezoni turistik ende nuk është hapur zyrtarisht qytetarët e këtij qyteti si dhe shumë shtetas Kosovar janë drejtuar bregdetit të Shëngjinit për të shijuar rrezet e para të diellit.  

Vizitorët janë shprehur se i tërheq ky bregdet pavarësisht që nuk ishte në pritshmëritë e duhura.

Ky fluks e ka gjetur vendin të pa përgatitur, edhe pse njësia Administrative shprehet se i ka paraprirë sezonit që në muajin Prill duke pastruar disa here bregdetin por moti i paqëndrueshëm ka bërë që baticat të sjellin mbeturina. 
 
Gjithashtu sipas saj kjo javë që vjen do të ketë një punë të intensive për sa i përket pastrimit të Plazhit të Shëngjinit.

Kjo gjë do të sjelli zyrtarisht, javën që vjen, hapjen e sezonit turistik. 

shengjin plazhi

shengjin plazhi

shengjin plazhi

shengjin plazhi

shengjin plazhi


Redaksia online 
(A.T/shqiptarja.com)