Rriten temperaturat, ulet
numri i zonave të izoluara

Rriten temperaturat, ulet<br />numri i zonave të izoluara
TIRANË - Me pushimin e reshjeve të dëborës dhe punën e pandërprerë të strukturave të Emergjencës Civile është përmirësuar ndjeshëm situata në vend. Sipas Zyres se Emergjencës Civile, numri i komunave që janë të bllokuara nga dëbora ka ardhur në rënie. Momentalisht, probleme ka në vetëm 14 komuna, kryesisht në veri të vendit, ku po punohet për lidhjen e tyre me akset rrugore kombëtare. Ndërsa situata e krijuar nga reshjet e shumta të dëborës po shkon drejt përmirësimit dhe kur një pjesë e akseve rrugore anë të kalueshme, operacionet për zhbllokimin e akseve në këto zona vazhdojnë.Pas dimrit të ashpër, ngritja e temperaturës ka shkaktuar shkrirjen e shpejtë të dëborës. Në qarkun e Kukësit temperatura në orët e natës luhatet nga 1-6 gradë Celsius, gjë që ka sjellë shkrirjen e dëborës edhe gjatë natës.

NISHANI NË HAS
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ishte sot në rrethin e Hasit, ku ka ndjekur nga afër situatën e krijuar në verilindje të vendit, pas reshjeve të shumta dhe të pandërprera të dëborës të rëna gjatë këtyre ditëve.
Në takimin e zhvilluar mesditën e së martës me autoritetet vendore në komunën Golaj, në rrethin e Hasit, kreu i ministrisë së Brendëshme, Nishani u njoh me situatën e krijuar atje, si dhe punën e bërë për normalizimin dhe përballimin e emergjencave të krijuara. Ministri Nishani bëri edhe një vizitë ngushëllimi në familjen e Isa Qarrit, në fshatin Qarr, të komunës së Golaj, i cili humbi jetën për shkak të të ftohtit , megjithë angazhimin e strukturave shtetërore për të shpëtuar si jetën e tij, ashtu edhe të personit tjetër që u bllokua nga dëbora së bashku me të.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!