Rriten tensionet/ Anija amerikane rrëzon dronin iranian në Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një dron që i ishte afruar afruar një anije amerikane e cila lundronte në Ngushticën e Hormuzit, në Gjirin Persik.

Lajmin për rrëzimin e dronit iranian, në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Gadishullin Arabik nga brigjet e Iranit, e dha vet presidenti amerikan Donald Trump.

"Anija amfibe reagoi me forcën e armëve kundër avionit iranian, i cili kishte injoruar disa herë thirrjet për tu larguar dhe kërcënonte sigurinë e “USS Boxer” dhe ekuipazhit amerikan.

I intervistuar nga gazetarët, sapo mbërriti në selinë e OKB-së në Nju Jork, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif mohoi se Irani kishte humbur një dronë. "Ne po vazhdojmë ta hetojmë lajmin. Nga informatat më të fundit që kam marrë nga Teherani rezulton se ne nuk kemi humbur asnjë dronë".

Rajoni i Gjirit Persik dhe ngushtica e Ormuzit, në të cilën kalon një e treta e naftës, në muajt e fundit ka qenë në qendër të incidenteve mes Iranit, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Uashingtoni po përpiqet të formojë një koalicion ndërkombëtar për shoqërimin e anijeve tregtare në rajonin e gjirit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën