Vazhdojnë te rriten tensionet ne gadishullin Korean ku Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoninë veriore. Kryeministri japonez Shino Abe e quajti këtë sulm një kërcënim “të paprecedent” për vendin e tij. Raketa fluturoi mbi ishullin Hokkaido para se të binte në det. Këshillimi i Sigurimit I OKB pritet të mbajë një takim urgjent.

 Tokyo thotë se nisja e kësaj rakete duket të jetë e para për të kryer potencialisht një raketë bërthamore. Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa u lëshua nga lindja afër kryeqytetit te Veriut, Pheniani. Nuk u bë asnjë përpjekje nga Japonezët për të ndaluar raketën por ata bënë një thirrje për qytetarët për tu strehuar në një “banesë ose bodrum të qëndrueshëm”.

 Z. Abe tha se veprimi i pamatur i Koresë së Veriut është një kërcënim serioz për kombin tonë, i cili “dëmton në masë të madhe paqen dhe sigurinë rajonale”.
 Ai tha që qeveria e tij po bënte gjithçka për të mbrojtur jetën e njerëzve. Provimi i këtyre armëve shihet si një provokim i madh dhe një përshkallëzim i tensioneve në gadishullin Korean.

Tensionet në gadishullin Korean  kanë ardhur duke u tensionuara dhe situata sa vjen dhe përkeqësohet dhe forcat ushtarake të SHBA janë shtuar. 


Redaksia Online
E.J/ Shqiptarja.com