TIRANE- Ministria e Financave ka në plan të rrisë akcizën për birrën dhe vëren e prodhuar ne vend, duke ulur nga ana tjetër atë që vjen nga importi, pavarësisht kundërshtive nga biznesi vendas. Për birrën që prodhohet në vend, akciza propozohet të rritet nga 360 lekë për hektolitër në 400 lekë për hektolitër. Për birrën e importit kjo taksë ulet nga 710 lekë, që është aktualisht, në 600 lekë për hektolitër.
Diferenca aktuale prej gati dy herësh e taksave për birrën e importit dhe atë të vendit ishte vendosur për të mbrojtur prodhimin vendas ndaj emrave gjigantë ndërkombëtarë të pijeve alkoolike. Por, në paketën e re, kjo diferencë ngushtohet fort, duke e ekspozuar më tej prodhimin vendas përballë konkurrencës së ashpër që vjen nga jashtë.
/Shqiptarja.com