Rritet besimi konsumator në fund të 2015

Treguesi i besimit të konsumatorëve (TBK) u rrit me rreth 0.9 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2015, duke u pozicionuar lehtësisht mbi mesataren e tij afatgjatë. Banka e Shqipërisë ka publikuar dje rezultatet e Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit për tremujorin e fundit të vitit 2015, sipas të cilit, zhvillime pozitive u shënuan gjithashtu në pritjet e konsumatorëve për situatën e përgjithshme ekonomike në vend (+1.2 pikë përqindjeje). Nga ana tjetër, kontribut negativ në ndryshimin e nivelit të TBK-së dha përkeqësimi i pritjeve për situatën financiare në tremujorin e ardhshëm (-1.2 pikë përqindjeje) dhe rënia me 0.9 pikë përqindjeje e balancës së situatës së të ardhura/shpenzimeve.

Familje
Ndërkohë që nuk ka ndodhur kështu me perceptimin për situatën financiare të familjeve. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e katërt të vitit 2015, vlerësimi i konsumatorëve për  situatën aktuale financiare të familjeve dhe atë të përgjithshme ekonomike në vend vlerësohet në rënie, përkatësisht me -3.4 dhe -0.9 pikë përqindjeje. Konsumatorët shprehen se kostoja e jetesës është rritur në tremujorin aktual. Konsumatorët presin ulje të nivelit të papunësisë në gjashtëmujorin e ardhshëm. Bazuar në vlerësimet sasiore të konsumatorëve për normën e inflacionit pas 12 muajsh, vlera e pritur rezultoi 1.7%, një nivel ky 0.1 pikë përqindjeje më i ulët se ai i shprehur në tremujorin e kaluar.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik