Rritet bilanci i viktimave në Burkina
Faso, 28 të vrarë nga sulmi terrorist

Qeveria ka publikuar shifrat zyrtare pas sulmit terrorist në një hotel në Burkina Faso ku 28 persona u vranë dhe 56 të tjerë u plagosën.

Al-Kaida ka thënë se ka kryer sulmin. 72 orë zie kombëtare është shpallur për viktimat.  

Operacioni i shpëtimit në Hotel Splendid u zhvillua nga forcat lokale dhe ato franceze. Të paktën katër sulmuesit janë shpallur të vdekur. Ka dyshime se disa nga terroristët janë gra. 126 persona u liruan pas sulmit, ndërsa në mesin e të liruarve ishte dhe ministri i Punëve Publike, Clement Sawadogo.

Hoteli përdorej sidomos prej punonjësve të OKB-së dhe shtetasve perëndimorë.  Personat e vrarë ishin nga të paktën 18 vende të ndryshme, ndërsa shumica nga Kanadaja.  
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake