Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti
272 të vdekur,2000 të plagosu

Është rritur numri i viktimave si pasojë e tërmetit që goditi të shtunën në mbrëmje Ekuadorin. Sipas autoriteteve deri më tani raportohet për 272 të vdekur dhe 2000 të tjerë janë plagosur. Mirëpo, autoritetet deklaruan se mund të rritet edhe më shumë numri i viktimave.

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi Ekuadorin. Rreth 10 000 forcat ushtarake dhe 3 5000 policë janë shpërndarë në zonat e prekura më rëndë, ku vazhdojnë me shpejtësi operacionet e kërkim-shpëtimit. Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa.

Ai shpalli gjendjen e emergjencës dhe tha se prioriteti është gjetja e të mbijetuarve.

Ky ishte tërmeti më i fortë në Ekuador që prej vitit 1979, ku 600 njerëz humbën jetën dhe mbi 20.000 të tjerë mbetën të plagosur .

Ky është tërmeti i dytë brenda kësaj jave pasi, edhe lëkundjet në Japoni lanë të vrarë rreth 40 persona duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Ndërsa autoritetet i tremben goditjeve të reja dhe kanë evakuuar 250 mijë qytetarë. Ndërkohë Papa Françesku është shprehur se do të lutet për gjithë njerëzit e goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.
 
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A