Rritja e çmimit të bukës, zbulohet 'loja' e 5 biznesmenëve, Fiqiri Ismaili dhe 4 të tjerë krijuan monopol në treg, kontroll çmimit të grurit dhe të miellit

Rritja e çmimit të bukës, zbulohet 'loja' e 5 biznesmenëve, Fiqiri Ismaili dhe 4 të tjerë krijuan monopol në treg, kontroll çmimit të grurit dhe të miellit

Shqiptarët po përballen këtë shtator me rritjen e çmimit të bukës deri në 30 lekë në disa qytete. Por në një njoftim zyrtar, Autoriteti i Konkurrencës, thotë se prej 1 viti ka bërë një hetim të thelluar nga korriku 2020 në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, nga ku ka konstatuar, se në bllok dhe në bashkërendim me njëra-tjetrën, 5 ndërmarrje të miellit në Shqipëri caktojnë çmimet e blerjes dhe shitjes së miellit.

Autoriteti i Konkurrencës i kishte prej 1 viti në monitorim kompanitë Agro Blend, Miellin Tirana, Bljoa, Atlas dhe Atlas Mills, por thotë se hetimi mbi to do të vijojë ende, ndë kushtet kur çmimi i bukës është rritur. Ky institucion u ishte drejtuar me thirrjet për të mos kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet dhe të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit.

Agro Blend është në pronësi të ish-kryetarit demokrat të Bashkisë së Vorës, Fiiqir Ismaili që prodhon miellin Diamond. Ndërsa ndërmarrjen Atlas, e ka në pronësi biznesmeni Dervish Domi.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se këto ndërmarrje kanë qenë të detyruara të raportojnë çdo 3 muaj pranë këtij institucioni, të dhëna mbi blerjet dhe shitjet. Konkurrenca thotë se mbi analizimin e të dhënave dhe hetimit të kryer do të shprehet me një vendim, nëse këto kompani i kanë zbatuar apo jo detyrimet e caktuara, dhe në rast të kundër, ndërmarrjet e miellit do të ndëshkohen.

Njoftimi i plotë/ Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se:

1. Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 “Për mbylljen e hetimit të thelluar në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit ndaj ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, me kushte dhe detyrime dhe dhënien e disa rekomandimeve për MFE, MBZHR dhe AKU” ka vendosur:
I. Konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

II. Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon:

1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

III. Moszbatimi i përmbushjes së pikës III të këtij vendimi, në zbatim të nenit 73 dhe 74 të ligjit nr. 9121/2003, ndëshkohet me penalitetet përkatëse.

IV. Monitorimin e sjelljes së ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për një periudhë 1 (një) vjeçare.

2. Komisioni i Konkurrencës do të shprehet me një vendim mbi zbatimin e kushteve dhe detyrimeve të dhëna me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 të cilat shtrihen në kohë edhe pas përfundimit të periudhës 1 (një) vjeçare të monitorimit.

(Kliko këtu për vendimin e mbylljes së hetimit të thelluar në tregun e importit të grurit)

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lonironi: 09/09/2021 22:28

    Ropt ketij populli biles edhe me shum se kaq... Bagetia idiote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun