Në kuadër të aksionit “Asnji Cent Ma Shumë”, e cila ka për qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë aktivisti Dibran Hoxha ka gjuajtur me tortë kryetarin e bordit të ZRRE-së Ymer Fejzullahu.
“15% nuk kalon. No pasarán! Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta ‘ëmbëlsojmë’ kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga grupi organizativ “Asnji Cent Ma Shumë”.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se bazuar në rezultatet e raportit të tij konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët pritet të tjerë 15 për qind.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike është kundërshtuar nga qytetarët, bizneset e partitë opozitare. Rritja e faturave të energjisë, konsiderohet se do ti dëmtojë qytetarët dhe bizneser derisa thuhet se ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e mirëqenies së tyre.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë e ka pritur me shqetësim të madh paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës 15%.
Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje te prodhuesit vendës./KosovaPress/
Xh.K/Shqiptarja.comKomente

