Rritet çmimi i naftës me 5 lekë
për litër. Shkak taksa e bursa

Rritet çmimi i naftës me 5 lekë<br />për litër. Shkak taksa e bursa
Çmimi i naftës ka shënuar rritje ditët e fundit me 5 lekë për litër. Në pikat e tregtimit te Kastrati, operatori me i madh i shumicës dhe pakicës në vend, një litër naftë tregtohet me 167 lekë, nga 162 lekë që shitej më parë. Edhe benzina shitet 5 lekë më shtrenjtë në 168 lekë.

Kjo është hera e tretë që çmimet me pakicë të karburanteve rriten këtë vit, pasi arritën në janar afër 150 lekë si rrjedhojë e rënies së naftës në bursat ndërkombëtare në 27 dollarë për fuçi.

Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet e rritjes së çmimeve.

Së pari shtrenjtimi i naftës në bursat ndërkombëtare, ku aktualisht tregtohet me 52 dollarë për fuçi.

Së dyti, bashkitë kanë filluar të arkëtojnë taksën e rilicencimit të karburanteve, 5 milionë lekë në Tiranë dhe 2 milionë lekë në rrethe. Kjo taksë u shumëfishua nga janari i këtij viti sipas një vendimi të këshillit të ministrave. Tregtuesit paralajmëruan që kjo taksë do të reflektohej me 4-5 lekë për litër në cmimin final të naftes. Ata duket se i kanë humbur shpresat se Gjykata Kushtetuese, që pritet të marrë vendimin përfundimtar për pak javë, do ta rrëzojë këtë tarifa.

Luigj Aliaj i Kastrati thotë se taksat fikse kanë arritur në 105 lekë për litër, ndërsa çmimi i naftes në bursa u rrit nga 300 dollare për ton, në 400 USD dhe tashmë ka arritur në 460 USD për ton, duke e bërë të pashmangshme rritjen e çmimeve./Monitor

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)