Ka nisur të shtohet në portin detar të Durrësit ardhja e emigrantëve dhe e turistëve të cilët zgjedhin tragetet për të ardhur në Shqipëri. Kjo edhe për shkak se një pjesë e madhe e tyre vijnë me bagazhe dhe me automjete për të udhëtuar në vende të ndryshme të vendit tonë.

Ditën e sotme pritet që të zbresin thuajse 5 mijë udhëtarë dhe 1300 automjete.

Ata vijnë nga porti i Barit dhe ai i Ankonës.Janë 4 tragete nga Bari me dopio korso dhe 1 nga Ankona. 3 tragete mbërrijnë paradite dhe 2 në mbrëmje.

Ky është një numër më lartë se në muajin qershor dhe pothuajse i njëjtë me ate të korrikut të kaluar. Në funksion të përpunimit të tyre janë në dispozicion 18 sportele. Ndërkohë që kamionët kanë shesh dhe sportel të veçantë.