Rritet frika e pushtimit të Ukrainës, NATO letër ministrit të Jashtëm rus për të zbutur krizën

Rritet frika e pushtimit të Ukrainës, NATO letër ministrit të Jashtëm rus për të zbutur krizën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të shtunën se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke ofruar më shumë bisedime për të shmangur një konflikt të mundshëm në Ukrainë, por paralajmëroi Moskën se po shtron kërkesa të sigurisë që është e pamundur të realizohen.

Sekretari Stoltenberg tha se e dërgoi letrën të enjten, duke i kërkuar ministrit Lavrov të pajtohej për më shumë bisedime në formatin e Këshillit NATO-Rusi, i cili u takua në janar për të diskutuar zyrtarisht thirrjet e Moskës për aleatët që të tërheqin trupat nga Evropa Lindore.

Ai tha gjithashtu në Konferencën e Sigurisë së Munihut, se nuk kishte shenja të një tërheqjeje ruse nga kufijtë e Ukrainës, pavarësisht pohimit të Rusisë këtë javë se kishte filluar tërheqjen, dhe se rreziku i një konflikti ishte real, ndërsa vazhdon grumbullimi ushtarak i Moskës.

"Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar sepse shohim se ata vazhdojnë të grumbullohen, vazhdojnë të përgatiten. Dhe ne kurrë nuk kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, një përqendrim kaq të madh të trupave të gatshme për luftë”, tha ai.

Sekretari Stoltenberg tha gjithashtu në konferencë se Moska po parashtronte kërkesa sigurie, që Kremlini e dinte se NATO-ja nuk mund t'i përmbushte kurrë.

Rusia ka vendosur dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit me Ukrainën, ndërsa këmbëngul se nuk ka plane për ta pushtuar vendin fqinj. Presidenti Vladimir Putin, ka shtruar kërkesa të sigurisë, përfshirë bllokimin e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO, e cila ka thënë se, sipas traktateve të Kombeve të Bashkuara, çdo komb është i lirë të zgjedhë aleancat e tij.

"Kështu që rreziku është tani kombinimi i këtij grumbullimi masiv ushtarak, me retorikën shumë kërcënuese, duke paraqitur kërkesa që ata e dinë se ne nuk mund t'i përmbushim dhe thonë nëse nuk i përmbushim ato, do të ketë pasoja ushtarake", tha sekretari Stoltenberg.

Duke folur së bashku me sekretarin Stoltenberg, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kërcënimet e Moskës ndaj Ukrainës mund të riformësojnë të gjithë sistemin ndërkombëtar dhe gjithashtu do t'i kushtojnë Moskës ekonomikisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë