Rritet frika për sigurinë në BE dhe SHBA

Fluksi i madh i imigrantëve ilegalë ka rritur shqetësimet për sigurinë në BE dhe në SHBA. Mungesa e ndonjë kontrolli se kush kalon kufijtë evropianë ka shtuar dyshimet nëse midis imigrantëve ilegalë ekonomik ka edhe nga ata që do të ndërmerrnin sulme terroriste në kryeqendrat e BE-së apo të SHBA-ve. Në Maqedoni, të shqetësuar për sigurinë duket se janë vetëm banorët e Llojanit. Ata tregojnë rastin e para tre muajve, kur një grup i emigrantëve në orët e vona të natës i kishin sulmuar katër banor të Llojanit. Menjëherë pas incidentit, banorët e fshatit ishin vetorganizuar dhe kishin tubuar në qendër të fshatit të gjithë emigrantët ilegalë. Më pastaj, kishin lajmëruar policinë që t’i merrte pasi kishin vlerësuar se paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

“Policia e Maqedonisë, pas marrjes në pyetje, i liroi dhe ata prapë u kthyen në Llojan. E nesërmja vazhdonte si më parë, me imigrantë ilegalë që shëtisin nëpër rrugë, shesh, kafene e nëpër male”, thotë Iljasa Saliu, banor i fshatit Llojan. Për incidentet i shqetësuar shprehet edhe vetë kreu i bashkësisë lokale të këtij fshati, Selami Mehmeti. “Bëjnë shumë probleme. Kemi pas disa rrahje, therje me thikë ndërmjet vetë imigrantëve. Nuk kemi më siguri”.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024