Të rinjtë drejt arsimit profesional, Banushi: 49% e nxënësve që mbaruan vjet janë punësuar

Arsimi profesional së fundmi po shihet më me interes nga të rinjtë. Këtë e pohon edhe drejtoresha e politikave të punësimit dhe aftësimit Silva Banushi. E pyetur nga Report Tv Banushi shprehet gjithashtu se krahas numrit në rritje të regjistrimeve, kemi edhe një shtim të numrit të femrave që zgjedhin degët profesionale.

“Kemi vetëm në vitet e para në shkollat e arsimit profesional janë të regjistruar rreth 5612 nxënës, nga të cilët 819 nxënës janë femra. Kjo është një gjë për tu theksuar  sepse nga viti në vit ne shohim një tendencë në rritje të gjinisë femërore, në shkollat e arsimit profesional të cilat para shumë vitesh, jo vetëm që kishin vetëm djem por edhe kishte një frekuentim tepër të ulët të nxënësve që mbaronin arsimin e detyruar", thotë Banushi.

Për sa i përket preferencave të degëve Hoteleri-Turizmi kryeson listën, pasuar nga Teknologjia e Informacionit dhe degët Ekonomike. E ndërsa për sa i përket punësimit, mbi  49% e atyre që kanë përfunduar studimet janë punësuar në fushën e tyre.

Drejtimet më të preferuara në shkollat e arsimit profesional janë Hoteleri -Turizëm, Shërbime mjete-transporti, njëkohësisht shumë e preferuar për nxënës me rezultate shumë të larta në arsimin e detyruara, është dega e TIK-ut, ekonomi – biznes, elektroteknikë, hidraulikë, mekanikë. Kemi dhe një degë të re tashmë të shtuar në dy prej shkollave tona, degën e mekatronikës, por edhe teknologjia ushqimore nuk rri pas këtyre degëve që unë përmenda. Nga nxënësit që kanë përfunduar vitin e fundit në shkollat e mesme profesionale, dimë që mbi 49% e tyre janë punësuar. Kryesisht nxënësit që kanë përfunduar Hoteleri – Turizëm, hoto-mekanikë, por edhe teknologji informacioni”, shprehet Silva Banshi.

Më parë arsimi profesional shihej pa perspektivë për të rinjtë, kjo për shkak se edhe mungonte mundësia e punësimit. Por së fundmi ndryshimi i kurikulave, përshtatja e programeve sipas nevojave të tregut të punës, si edhe investimet apo praktikat që I ofrohen nxënësve në këto shkolla, ka sjellë edhe një interesim më të lartë prej tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje