LEZHE- Gjatë muajve mars e prill, vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të vizitorëve ne sitet kulturore te Lezhes, kryesisht nxënës dhe studentë që marrin pjesë në praktika mësimore dhe ekspedita universitare.
Vetëm gjatë ditëve të fundit, fluksi është shtuar ndjeshëm, me mbi 200 vizitorë. Ky trend pritet të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor 2025–2026. Pas kësaj periudhe, pritet një rritje e turistëve të huaj. Një pjesë e madhe e tyre vijnë nga Izraeli, ndërsa më parë dominonin turistët nga Europa Qendrore, tha Paulin Zefi pergjegjes kulture në bashkinë e Lezhës.
Vizitoret nga Tetova tregojne per rëndësine e veçantë, pasi po mësojnë më shumë për historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Jo vetëm në Lezhë, por në të gjitha parqet aekeologjike dhe muzete e vendit vihet re një trend në rritje i numrit të vizitorëve. Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, vetëm gjatë dy muajve të parë të vitit janë regjistruar 42,251 vizitorë.
Komente










